Home Lifestyle Mos i konsumoni këto ushqime para palestrës, shkaktojnë dëme
Mos i konsumoni këto ushqime para palestrës, shkaktojnë dëme
0

Mos i konsumoni këto ushqime para palestrës, shkaktojnë dëme

0
0

Pak para se të shkoni në palestër apo ti nënshtroheni ushtrimeve rutinë nuk duhet në asnjë mënyrë të konsumoni disa lloje ushqimesh.

Sipas ekspertëve nëse konsumoni një gotë qumësht para se të filloni ushtrimet, nuk do të keni aspak energji për tu ushtruar.

Kjo ndodh pasi qumështi tretet shumë ngadalë dhe kjo bën që t’ju reduktohen energjitë dhe të mos keni më fuqi.

Nuk duhet në asnjë mënyrë të hani bukë apo drithëra, pasi janë produkte që duan më shumë kohë për tu tretur.

Nëse keni në plan të shkoni në palestër këto ushqime duhet ti konsumoni shumë më herët që ti jepni kohë organizmit të tresë ushqimin.

Para palestre mos konsumoni asnjëherë perime,  të cilat gjithashtu janë të vështira për t’u tretur dhe nuk do t’ju lejojnë që të ushtroheni rregullisht.

Më e mira sipas ekspertëve është që të ushqeheni të paktën dy orë para se të shkoni në palestër.

Në këtë mënyrë organizmi e ka tretur ushqimin dhe ju do të keni më shumë fuqi dhe rezistencë për ushtrime.

Link: https://www.chairfood.com/do-not-eat-these-things-before-exercise-otherwise-it-will-cause-harm/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/an-on-treadmill-1954524/