Home ShowBiz “Për pak humba mendjen”, aktorja e njohur rrëfen depresion në fillimet e shtatëzanisë, një traumë e vërtetë
“Për pak humba mendjen”, aktorja e njohur rrëfen depresion në fillimet e shtatëzanisë, një traumë e vërtetë
0

“Për pak humba mendjen”, aktorja e njohur rrëfen depresion në fillimet e shtatëzanisë, një traumë e vërtetë

0
0

Ylli i “Pretty little liars”, Shay Mitchell, e mbajti të fshehtë shtatëzaninë e saj për gati 6 muaj dhe jo pa arsye.

Ajo ka rrëfyer se në muajt e parë të shtatëzanisë ka vuajtur nga një depresion i rëndë.

32 vjeçarja ka thënë në një intervistë se është vetëizoluar për muaj me radhë, duke mos dashur të flasë me askënd.

Aktorja thotë se e ka përjetuar fillimin e shtatëzanisë si një traumë të vërtetë.

“Më dukej sikur do lajthisja”, shprehet aktorja e cila nuk ka folur me askënd deri në muajin e gjashtë, ndërsa më pas kur gjithçka u bë publiku, krejt papritur jam ndier më mirë, thotë Mitchell.

Aktorja nuk ka dashur në fakt të tregojë se si e kuroi depresionin, por ka dashur të dëshmojë se vetëizolimi nuk është gjë e mirë dhe në raste të tilla padyshim që duhet të kërkosh ndihmë për të dalë nga gjendja e vështirë.

Link: https://www.goodmorningamerica.com/wellness/story/shay-mitchell-opens-pre-partum-severe-depression-start-66061773

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1_zTuhFZYB/