Home ShowBiz Enca nuse në Kosovë? Këngëtarja habit fansat në dasmën e vëllait të Gjikos
Enca nuse në Kosovë? Këngëtarja habit fansat në dasmën e vëllait të Gjikos
0

Enca nuse në Kosovë? Këngëtarja habit fansat në dasmën e vëllait të Gjikos

0
0

Këtë fundjavë vëllai i reperit Gjiko, Arbër Gjikolli lidhi kurorë me partneren e tij në një ceremoni të veçantë në të cilën morën pjesë shumë personazhe të njohur.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Enca e cila ka publikuar në instastoryn e saj disa momente nga mbrëmja e veçantë.

Asaj duket se i ka pëlqyer veçanërisht atmosfera e krijuar në dasëm e madje në një video të publikuar në një moment të caktuar nga mbrëmja Enca pyet fansat: “A thu të bëhem edhe unë nuse në Kosovë”.

Ndërsa në një tjetër video të publikuar po në instagram Enca shfaqet duke kënduar një këngë popullore, duke dëshmuar kështu se kur pi mund të këndojë edhe këngë që nuk i di.

Në dasmën e vëllai të Gjikos, këngëtarja zgjodhi të vishte një fustan të zi elegant që i rrinte mjaft mirë.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxxb30dH6E_/