Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji janë vënë se fundmi në qendër të vëmendjes pas komenteve që shkëmbyen në një video ku Niki shfaqet duke kënduar këngën e fundit të tij.
Të gjithë menduan se Albani dhe Niki kishin një lidhje së bashku, por këngëtari në emisionin e Rudinës në Tv Klan tha se me modelen janë miq shumë të mirë dhe gjithçka ishte në kuadrin e shakasë.
Megjithatë i ngacmuar nga Rudina, Albani në një farë mënyrë e pranon fiksimin e tij për modelen e madje skuqet dhe vihet në siklet, duke na lënë të kuptojmë se ndoshta mund të jenë në fillimet e diçkaje së bashku.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i modeles e cila shkaktoi thashethemet me videon e shpërndarë.
Në një foto në instastory ajo poston Albanin në emisionin e Rudinës, ndërsa shkruan: “Burri me paska fiksim publikisht”, ndërsa më pas shpërndan një tjetër moment duke kërcyer me këngën më të fundit të Albanit ku shfaqet tejet sensuale.
Albani tha se kënga e tij e fundit është një dedikim, por nuk e ka zbuluar kujt i dedikohet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=eH139vzDJJo
Link: https://www.instagram.com/itskleoniki/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B001p6SJrAU/