Këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj njihet për format e saj perfekte të cilat do t’ja kishte zili edhe një 20 vjeçare.
Ajo ndodhet aktualisht në Cappadocia të Turqisë së bashku me të shoqin, ndërsa ka postuar disa foto mjaft të veçanta, ku shfaqet në super formë.
Por është njëra prej fotove që ka bërë më shumë përshtypje se gjithë të tjerat.
Këngëtarja shfaqet në dhomën e hotelit ku po qëndron e shtrirë në krevat veshur me një këmishë të shkurtër dhe me këmbët e ngritura sipër.
Kjo foto ka nxitur reagime të shumta nga ana e fansave të këngëtares, një pjesë e të cilëve e kanë komplimentuar, por të shumtë kanë qënë ata që e kanë kritikuar duke i kujtuar faktin që është nënë dhe nuk i kanë hije të tilla foto.
Por pavarësisht komenteve, Gjyste nuk ka replikuar me askënd, duke qëndruar në heshtje si ndaj komenteve pozitive, ashtu edhe ndaj atyre negative.
https://www.instagram.com/p/B3i8yxIH2DG/Link: https://www.instagram.com/p/B3i8yxIH2DG/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvKL-y6HXwR/