Në kohën kur i gjithë rrjeti zien për një ndarje mes tyre, ata të dy duket sikur duan të shuajnë çdo thashethem.
Bashkëshorti i Rudinës ka postuar në instastoryn e tij dy video të shkurtëra të Rudinës dhe të vogëlushes Viki, ndërsa shfaqen duke u lëkundur të lumtura në ndjenjëset në formë shilarëse.
“Gocat e mia të lumtura”, shkruan ai duke bërë tag aktoren, ndërsa kjo e fundit e ka shpërndarë videon në instagramin e saj.
Rudina dhe e bija duken shumë të lumtura së bashku duke buzëqeshur, ndërsa bashkë me to mesa duket ishte edhe Aleksi i cili ka realizuar videon.
Në këto kushte e vetmja gjë që na shkon ndërmend është se ata po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien e tyre, ose ndoshta nuk janë ndarë asnjëherë, por gjithçka ishte thjesht një thashethem .
Megjithatë Rudina ka thënë edhe më herët se për këtë çështje do të flasë në një moment tjetër.
Link: https://www.instagram.com/aleksander_varfaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs2sYfQh3ks/