Home ShowBiz Pas lajmit për ndarje, Loredana provokon sërish, por Mozzik ka një mesazh
Pas lajmit për ndarje, Loredana provokon sërish, por Mozzik ka një mesazh
0

Pas lajmit për ndarje, Loredana provokon sërish, por Mozzik ka një mesazh

0
0

Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë, njoftim ky që u dha nga vetë këngëtarja në një status të gjatë në instagramin e saj, ku shkruante se rrugët e tyre u ndanë jo vetëm në jetën private, por edhe në biznes.

Megjithatë këngëtarja vazhdon ende të provokojë me disa mesazhe për të cilat nuk dimë çfarë të mendojmë.

“Nuk jam një vrasës, por mos më nxit”, shkruan Loredana, një shprehje kjo e reperit 2 Pac, të cilën e ka publikuar për herë të dytë brenda pak ditësh.

Ndërsa Mozzik ka publikuar në instagramin e tij një foto me një mesazh ku sërish i referohet zotit.

“Mund të mos di çdo gjë, por e di që zoti edhe pse nuk ka instagram, më ndjek kudo”, thotë ai.

Menjëherë pasi Loredana dha njoftimin për ndarje, reperi postoi një mesazh të ngjashëm kur tha se veç zoti i di të gjitha.

Nuk e dimë nëse me këtë mesazh ai i referohet këngës së fundit, apo ka një mesazh indirekt për Loredanën.

Çifti kanë një vajzë së bashku, të cilën e shohim shpesh me këngëtaren në foto e video të ndryshme të publikuara në instagram.

loredana

Link: https://www.instagram.com/loredana/

https://www.instagram.com/p/B3puUM3ljHk/

Link: https://www.instagram.com/p/B3puUM3ljHk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B21xjxnCT3R/, https://www.instagram.com/p/B2JrMa3CcuV/