Home ShowBiz Ja përse heshti Lori për ditëlindjen e të atit dhe lindjen e nipit, ky status i sqaron të gjitha
Ja përse heshti Lori për ditëlindjen e të atit dhe lindjen e nipit, ky status i sqaron të gjitha
0

Ja përse heshti Lori për ditëlindjen e të atit dhe lindjen e nipit, ky status i sqaron të gjitha

0
0

Dje Dritan Hoxha do të mbushte 51 vjeç, nëse do të ishte gjallë dhe për këtë “Top Channel”, organizoi si çdo vit një mbrëmje në nder te tij.

Në këtë rast ajo çfarë ju ra në sy fansave, është fakti që Lori nuk postoi asnjë gjë në rrjetet sociale as në këtë rast dhe as kur u bë teze për herë të dytë, pas ardhjes në jetë të Roman, femijës së dytë të motrës së saj Sarës.

Duke u nisur nga kjo situatë Lori ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë këtë gjithçka në një status të gjatë të postuar në instastory.

Ajo thotë ndër të tjera se gjërat e rëndësishme, dëshiron ti mbajë pranë zemrës dhe fakti që nuk poston asnjë gjë nuk do të thotë se i do më pak.

“Ky është viti i 11 që unë nuk i jap tim eti puthjen e ditëlindjes, por nëse do ta postoja një gjë të tillë, nuk do të ndryshonte asnjë gjë”, thotë Lori në këtë status.

Ajo sqaron gjithashtu se e do motrën e saj dhe ju gjend pranë në momentin kur solli në jetë Roman, pa qënë nevoja që ta merte vesh bota.

Lori shton gjithashtu se postimi në rrjetet sociale në raste të tilla do të ndryshonte vetëm perceptimin e njerëzve, por jo dhimbjen e saj.

“Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë, kështu që mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq. Mos e lejoni median sociale të përzihet me ndjenjat tuaja.

Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit”, përfudon Lori statusin e saj.

lori hoxha

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3pgcZ4Fs6z/