Home ShowBiz “Dashni”, balada që rrëfen dhimbjen për dashurinë, këngëtarja emocionon me këngën e re
“Dashni”, balada që rrëfen dhimbjen për dashurinë, këngëtarja emocionon me këngën e re
0

“Dashni”, balada që rrëfen dhimbjen për dashurinë, këngëtarja emocionon me këngën e re

0
0

“Dashni”, është balada më e re e dashurisë publikuar vetëm dy ditë më parë.

Këngëtarja Eugena Aliu vjen këtë herë me një këngë të dhimbshme dashurie e cila do t’ju emocionojë sapo ta dëgjoni.

Kënga është publikuar para dy ditësh dhe deri tani ka marrë shumë komente pozitive nga fansat e këngëtares, ndërsa duket qartë edhe tek numri në rritje i klikimeve në pak kohë.

Vija melodike e këngës, zëri i këngëtares dhe teksti i dhimbshëm, pritet ta shndërrojnë këtë këngë në hitin e kësaj vjeshte.

Një pjesë interesante e këngës është edhe videoklipi i xhiruar në natyrë në mes të gjelbërimit, pemëve dhe fushave, ku këngëtarja shfaqet mjaft elegante e veshur në të zeza.

Eugena ka publikuar deri tani disa këngë të suksesshme të cilat janë mirëpritur nga publiku duke u shndërruar shumë shpejt në hite.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=xS7r_IUKa7g

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=xS7r_IUKa7g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2M80Prga2Z/