Home ShowBiz Rikthehet në muzikë Leonora Poloska, këngëtarja sjell super baladën “S’ishte fat”
Rikthehet në muzikë Leonora Poloska, këngëtarja sjell super baladën “S’ishte fat”
0

Rikthehet në muzikë Leonora Poloska, këngëtarja sjell super baladën “S’ishte fat”

0
0

Këngëtarja e njohur Leonora Poloska është rikthyer sërish në muzikë pas disa vitesh mungesë.

Ajo ka publikuar një ditë më parë baladën e dashurisë “S’ishte fat”, një këngë që risjell në vëmendjen e publikut zërin brilant të këngëtares.

Kjo këngë e cila do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni shënon një rikthim të fuqishëm në muzikë të Leonorës zëri dhe talenti i së cilës duket se i kishte munguar publikut për një kohë të gjatë.

Kjo periudhë pushimi i ka shërbyer këngëtares për t’ju kushtuar familjes dhe së bijës.

Pas kësaj balade, Leonora do të sjellë për adhuruesit e muzikës së saj edhe projekte të tjera muzikore në të ardhmen.

Në të kaluarën Leonora ka sjellë këngë që kanë mbetur hite për një kohë të gjatë, si dhe bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur të muzikës në vend.

https://www.youtube.com/watch?v=tLn3vb88xxI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tLn3vb88xxI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bj9kjPRBvRy/