Home ShowBiz “Të lutem hiqe atë foto”, aktori kritikon Jonida Maliqin, por ajo i kthen përgjigjen që nuk pritej
“Të lutem hiqe atë foto”, aktori kritikon Jonida Maliqin, por ajo i kthen përgjigjen që nuk pritej
0

“Të lutem hiqe atë foto”, aktori kritikon Jonida Maliqin, por ajo i kthen përgjigjen që nuk pritej

0
0

Jonida Maliqi ka udhëtuar së fundmi drejt Marrakech, ku po kalon disa ditë pushimi.

Ajo ka postuar në instagramin e saj disa foto nga dita e parë e udhëtimit, por njëra prej tyre ka tërhequr veçanërisht vëmendjen.

Jonida ka realizuar një foto pranë dy majmunë të lidhur me zinxhirë dhe kjo pamje nuk i ka pëlqyer aspak aktorit Eni Shehu i cili përmes një komenti i shkruan Jonidës: “Ata majmunët vuajnë pa fund në atë gjendje me zinxhirë.. janë torturuar që të zbuten. Imagjino të na lidhin ne e të na përdorin si atraksion turistik.. Të lutem gjithë bota përpiqet ti luftojë ata njerëz-kafshë që shfrytëzojnë kafshët e pambrojtura për të nxjerrë para! Të lutem Jonida hiqe atë foto”

Jonida ka reaguar menjëherë ndaj këtij komenti duke u përgjigjur në këtë mënyrë: “Zemër nuk e ndryshoj dot fatin e tyre, por ishte një eksperiencë shumë e bukur”.

Këngëtarja Jonida Maliqi shoqërohet në këtë udhëtim me moderatoren e njohur Alketa Vejsiu.

https://www.instagram.com/p/B3-XuVanbXh/

eni shehu

jonida

Link: https://www.instagram.com/p/B3-XuVanbXh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzNgfANHk_s/