Home Aktualitet Vipat vishen për Halloween, ja si u maskuan ata
Vipat vishen për Halloween, ja si u maskuan ata
0

Vipat vishen për Halloween, ja si u maskuan ata

0
0

Festa e Halloween ka nisur tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personazhet vip kanë zgjedhur të maskohet që tani duke shpërndarë gjithashtu fotot e para në rrjetet sociale.

Revista People ka sjellë një foto galeri me çiftet e famshme të Hollywood të cilët kanë imituar personazhe të ndryshëm.

Këtë galeri e hap Jay-Z dhe Beyoncé të cilët janë maskuar si dy atletët e famshëm Olympians Florence Griffith Joyner dhe Tommie Smith.

Dyshja e famshme Chrissy Teigen dhe  John Legend kanë zgjedhur Mbretëreshën Elisabeth dhe Prince Philip.

Më pas revista na prezanton me një tjetër çift të famshëm këngëtaren Ciara dhe bashkëshortin e saj Russel Wilson të cilët janë veshur si Pantera e Zezë dhe Okoyo nga filmi me të njëjtin titull.

Ndërsa Heidi Clum dhe Tom Kaulitz kanë zgjedhur personazhin e famshëm të Fionës dhe Shrekut duke I imituar 100% në pamje.

Një tjetër çift i famshëm si Brooks Laich dhe Julianne Hough janë maskuar ndërkaq si Austin Powers dhe Felicity Shagwell nga filmi i famshëm “The spy who shagged me”.

hallowen

hallowen1

hallowenn22

halloween 3

hallowen3

Link: https://www.instagram.com/people/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/red-and-white-led-light-1789541/