Home Aktualitet Efektet negative të ndryshimit të orës, ja çfarë ndodh me organizmin
Efektet negative të ndryshimit të orës, ja çfarë ndodh me organizmin
0

Efektet negative të ndryshimit të orës, ja çfarë ndodh me organizmin

0
0

Këtë të dielë rreth orës 3 të mëngjesit do të bëhet ndryshimi i orës, ashtu siç ndodh çdo vit në fundjavën e fundit të tetorit.

Por ndryshimi i orës veçanërisht në periudhën e vjeshtës, nuk ka asnjë efekt pozitiv përveç faktit që do të flemë pak më shumë.

Madje ekspertët dëshmojnë se sipas statistikave, ndryshimi i orës shkakton lodhje, mungesë përqëndrimi, dhimbje koke dhe një sërë efektesh negative në shëndet.

Statistat tregojnë gjithashtu se pas ndryshimit të orës regjistrohen më shumë aksidente me makinë kryesisht në mëngjes gjatë kohës kur njerëzit shkojnë në punë.

Pas ndërrimit të orës janë regjistruar gjithashtu më shumë aksidente në punë, sidomos gjatë javës së parë kur trupi ende nuk është mësuar dhe ndihet më i lodhur se zakonisht.

Në këtë periudhë gjithashtu regjistrohen më shumë sulme në zemër, sidomos kur ndryshon ora në periudhën e pranverës.

Gjithashtu një efekt tjetër negativ në këtë periudhë është dhimbja e vazhdueshme e kokës sidomos në dy tre javët e para pas ndryshimit të orës.

Ekspertët këshillojnë që në këtë periudhë të jetoni sa më shëndetshëm, të flini mjaftueshëm dhe të konsumoni sa më shumë ujë.

Link: https://www.livescience.com/40903-daylight-saving-time-affects-your-body.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-person-holding-alarm-clock-1028741/