Home ShowBiz Këngëtarja e pranoi… kënga e re i dedikohet ish të dashurit
Këngëtarja e pranoi… kënga e re i dedikohet ish të dashurit
0

Këngëtarja e pranoi… kënga e re i dedikohet ish të dashurit

0
0

Këngëtarja e njohur Selena Gomez publikoi dy ditë më parë këngën e saj të re “Lose you to love me” dhe të gjithë menduan se ishte dedikim për ish të dashurin e saj Justin Bieber.

Në fakt fansat nuk e kanë pasur gabim, pasi Selena e ka pranuar edhe vetë që kënga është është frymëzuar nga ngjarje të saj personale.

Gjatë një interviste për E-Neës, këngëtarja u shpreh se e ka shkruar këtë këngë rreth një vit më parë dhe padyshim që është diçka personale, nuk mund të pretendoj tani që nuk I kam përjetuar këto gjëra, kur në fakt I kam përjetuar thotë ajo.

Në këtë mënyrë këngëtarja e ka pranuar hapur se kënga e re është totalisht dedikim për lidhjen e saj disa vjeçare me Justin.

Menjëherë pas këngës, bashkëshortja e Justin publikoi në instagram këngën “Do të të vras” çka  tingëllonte kërcënues dhe të gjithë aluduan se i drejtohej Selenës, por ajo sqaroi direkt gjithçka duke thënë se mesazhet e saj nuk i drejtohen askujt dhe aq më tepër Selenës.

Link: https://www.eonline.com/news/1085822/selena-gomez-reveals-why-she-needed-to-share-her-truth-on-new-song

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B32P2qIj_3N/