Home ShowBiz Kylie Jenner tjetër maskë për Halloween, këtë herë edhe më e nxehtë
Kylie Jenner tjetër maskë për Halloween, këtë herë edhe më e nxehtë
0

Kylie Jenner tjetër maskë për Halloween, këtë herë edhe më e nxehtë

0
0

Pasi u maskua si një lepurushe seksi, tashmë Kylie Jenner ka vendosur të vijë me një tjetër maskë për Halloween, po aq seksi sa e para.

Ajo është shndërruar në sirenën Ariel dhe duket vërtetë shumë bukur.

Në fotot e postuara në instagramin e saj Kylie ka vendosur një paruke të kuqe dhe ka imituar Ariel deri në detaj.

Ajo shfaqet me një palë recipeta në formë guaske dhe pjesën e bishtit me luspa të shndërritshme jeshile, ndërsa në duar mban peshkun e famshëm flounder në formën e çantës.

“E gjeta flounderin tim”, thotë ajo në disa foto ku shfaqet me çantën, ndërsa në të tjerat thotë se Arieli qenka rritur.

Me të dyja kostumet Kylie ka shkëlqyer, nuk e dimë se si do të transformohet deri në mbrëmje, por duke parë kostumet e para mund ta themi me bindje se nuk do ta zhgënjejë.

https://www.instagram.com/p/B4Rpvzgn1h9/

Link: https://www.instagram.com/p/B4Rpvzgn1h9/

https://www.instagram.com/p/B4RiuPknPtw/

Link: https://www.instagram.com/p/B4RiuPknPtw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2k_pf9HFyy/