Home ShowBiz Renato merr bukë me vete kudo, arsyeja e tij është më e pazakonta që keni dëgjuar
Renato merr bukë me vete kudo, arsyeja e tij është më e pazakonta që keni dëgjuar
0

Renato merr bukë me vete kudo, arsyeja e tij është më e pazakonta që keni dëgjuar

0
0

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka rrëfyer një zakon të tij që e zbaton me përpikmëri kudo që shkon.

Në një foto të shpërndarë në instagram ku shfaqet së bashku me stafin e “Hell’s Kitchen”, duke ngrënë thotë se bukë me vete merr jo vetëm kur shkon në plazh por edhe në punë.

Madje ai ka dhënë edhe një shpjegim se përse merr gjithmonë bukë me vete.

“Në plazh po e po që bukë me vete marr, por bukë me vete marr edhe në xhirimet e “Hell’s Kitchen”, jo për gjë por kaq inat sa më kanë konkurentët nuk e di se cfarë mund të mi hedhin ushqimit brenda”, shkruan Renato krahas fotos së shpërndarë në instagram.

Mesa duket shefi i kuzhinës është i vetëdijshëm për presionin që ushtron gjatë emisionit dhe për këtë arsye nuk ka besim tek askush.

Renato ka nisur prej disa javësh emisionin më të famshëm të kuzhinës “Hell’s Kitchen”, ku çdo të premte publiku njihet me sfida të ndryshme gatimi të cilat shumë herë kthehen në ferr për konkurentët.

https://www.instagram.com/p/B4USZmWnuoV/

Link: https://www.instagram.com/p/B4USZmWnuoV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eU_2OH5ph/