Murgesha zbulon se është shtatëzanë, autoritetet fetare nuk e mbulojnë dot skandalin
Një murgeshë në Itali ka zbuluar rastësisht se është shtatëzanë.
Ajo pati disa shqetësime dhe u drejtua në spital për të bërë një eko dhe aty zbuloi se shqetësimet vinin prej shtatëzanisë.
Murgesha e ka mësuar rastësisht këtë lajm i cili edhe për të ishte një surprizë.
Lajmi për shtatëzaninë e saj ka tronditur jo pak autoritetet fetare, pasi murgesha ishte betuar vetëm një vit më parë.
Ata janë munduar ta fshehin lajmin, pasi ky është rasti i dytë që ndodh një gjë e tillë brenda dy muajsh, por ka qenë e pamundur me mënyrën se si rrodhën ngjarjet.
Ende nuk dihet kush është i ati dhe se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por autoritetet kishtare thanë se pasi të lindë murgesha mund të braktisë urdhërin dhe ti përkushtohet fëmijës.
Një rast i ngjashëm ndodhi dy muaj më parë në Raguza të Italisë, ku një tjetër murgeshë nga Madagaskari rezulton të jetë shtatëzanë.
Burimi i lajmit: https://www.tgcom24.mediaset.it/cronaca/sicilia/messina-suora-accusa-dolori-in-ospedale-scopre-di-essere-incinta_10593876-201902a.shtml
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/grayscale-photo-of-two-nuns-971605/