Home ShowBiz Stresi mbetet pa fjalë, surprizohet nga fansat pas koncertit
Stresi mbetet pa fjalë, surprizohet nga fansat pas koncertit
0

Stresi mbetet pa fjalë, surprizohet nga fansat pas koncertit

0
0

Stresi është një prej reperëve më të dashur për publikun çka duket qartë si në këngët e reja që ai publikon ashtu edhe në koncertet ku performon live.

Këngëtari ka performuar për fansat në një koncert në Elbasan ku pas koncertit e ka pritur një surprizë e veçantë për të cilin ai është ndier shumë i lumtur.

Pasi ka dalë nga koncerti Stresi është pritur nga një grup i madh fansash të cilët kanë dashur ta përshëndesin, të bëjnë foto me të dhe e kanë përcjellë me këngë.

Një video nga ky moment Stresi e ka publikuar edhe në instagramin e tij ndërsa shkruan: “Elbasani ju jam mirënjohës. Tum përcjell me kong si me kon Kim Jong”.

Stresi ka publikuar një javë më parë këngën “Two Shots”, një bashkëpunim me Anxhelo Koçin.

Kënga është mirëpritur dhe pëlqyer shumë nga fansat e reperit çka duket në numrin gjithnjë e në rritje të klikimeve

stressiii

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3IfWgQJZdoXLvI8BRLgYckV41EYxZkpBfvb840/