Home ShowBiz Reagon Dasara pas ofendimeve të Noizyt, reperi fshin postimet
Reagon Dasara pas ofendimeve të Noizyt, reperi fshin postimet
0

Reagon Dasara pas ofendimeve të Noizyt, reperi fshin postimet

0
0

Reperi i njohur Noizy na ka habitur jo pak pas disa postimeve në instagramin e tij ku ofendonte publikisht gazetaren Dasara Karaiskaj.

Ai postoi një foto të saj në instagramin e tij ndërsa shkruante: “Kush është kjo dhëmbë kalbur”.

Pas fotos poston edhe një video, ku gazetarja disa vite më parë shprehte dëshirën për të pasur të ftuar Noizyn me qëllim që fansat e tij të ndiqnin edhe spektaklin e Dasarës.

Menjëherë pas videos Noizy bën një tjetër postim ku i thotë gazetares se fansat e tij, nuk do ta ndiqnin kurrë atë.

Nuk e dimë motivimin e Noziyt për një reagim të tillë, por ajo që nga habiti është fakti që këto postime nuk qëndruan gjatë në instastoryn e tij, pasi ai i fshiu brenda pak orësh.

Ndërkaq gazetarja Dasara Karaskaj nuk ka reaguar drejtpërdrejt lidhur me komentet e Noizyt, megjithatë ka shpërndarë në instastoryn e saj një mesazh të Dritëro  Agollit.

“Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha m..”, shkruan gazetarja dhe duket sikur në fakt i referohet Noizyt edhe pse ky i fundit tashmë i ka fshirë postimet ofenduese.

dasara

noizzyy

Link: https://www.instagram.com/dasarashow/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/https://www.instagram.com/p/B1RwZ2nJZfA/