Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze një muaj më parë.
Njoftimin e dha vetë futbollisti me publikimin e fotos së veçantë të tre duarve mbi njëra tjetrën.
Sot një muaj pas ardhjes në jetë Graniti ka zbuluar për herë të parë portretin e së bijës në një portret familjar.
Ai ka postuar në instagramin e tij një foto me bashkëshorten ndërsa në duar ka të bijën, e cila ngjan me një ëngjell të vërtetë veshur me rozë.
“Gëzuar një mujorin e lindjes ëngjëlli im, mami dhe babi të duan shumë”, shkruan Graniti në foton e shpërndarë në instagram.
Vogëlushja ka marrë urime të shumta, nga miq dhe të afërt të çiftit të cilët jo vetëm që e kanë pëlqyer foton, por nuk kanë humbur rastin për ti uruar asaj jetë të gjatë.
https://www.instagram.com/p/B4ksFdmHHr9/Link: https://www.instagram.com/p/B4ksFdmHHr9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bt_2xAtgZx9/