Këngëtarja Aurela Gaçe u bë nënë për herë të parë para 8 vitesh, pas ardhjes në jetë të vajzës së parë të cilën vendosën ta quanin Grace.
Vogëlushja ka sot ditëlindjen dhe Aurela vendos ti bëjë nje dedikim të veçantë.
Ajo ka postuar një foto së bashku me të bijën ku duken shumë të lumtura, ndërsa i shkruan asaj një mesazh plot dashuri për ditëlindje.
“8 vjet me ty pasuria ime. Edhe 100 vite të kesh o kuptimi i jetës time”, shkruan Aurela krahas fotos ku nuk mungojnë urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e këngëtares.
Aurela është nënë e dy vajzave dhe Grace është fëmija i saj i parë.
Disa vite pas lindjes së saj ajo dhe Skerdi u bekuan me një tjetër vogëlushe e cila tashmë është gati 3 vjeç.
https://www.instagram.com/p/B4xPbEhA9J9/Link: https://www.instagram.com/p/B4xPbEhA9J9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B214LX5AwQH/