Zërat për ndarjen midis Feros dhe Arbenitës kanë rezultuar të vërteta.
Ata të dy mesa duket nuk janë më bashkë dhe konfirmimi këtë herë vjen nga reperi i cili për herë të parë pranon ndarjen.
Ai ka pranuar ti përgjigjet disa pyetjeve nga ana e fansave të cilët janë bërë kurioz për marrëdhënien e tij me modelen dhe ai ka pranuar se është ndarë, por përgjigjen e ka shoqëruar me emoji që qeshin me lotë.
Nuk e dimë nëse është i lumtur apo i vjen keq për ndarjen pasi fakti që e shoqëron me emoji me fytyra të qeshura është vërtetë për tu habitur.
Megjithatë Fero e pranon se faji për ndarjen është i gjithi i tij, por edhe këtu vazhdon të buzëqeshë.
Marrëdhënia e tij me modelen kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.
Ata u përfolën për një ndarje gati një muaj më parë, por e rregulluan marrëdhënien shumë shpejt.
Këtë herë mesa duket situata është më serioze, pasi këngëtari e pranoi për herë të parë ndarjen publikisht.
Link: https://www.instagram.com/ferofera/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/, https://www.instagram.com/p/B4fHu5MF2am/