Home ShowBiz Publikohen pamje nga festa e çmendur e ditëlindjes së Ana Kabashit, këngëtarja e djeg
Publikohen pamje nga festa e çmendur e ditëlindjes së Ana Kabashit, këngëtarja e djeg
0

Publikohen pamje nga festa e çmendur e ditëlindjes së Ana Kabashit, këngëtarja e djeg

0
0

Këngëtarja e njohur Ana Kabashi ka festuar ditëlindjen mbrëmjen e djeshme në një festë shumë të veçantë.

Ajo ka publikuar në instagramin e saj disa momente nga festa me miqtë e familjarë të saj, të cilët krijuan një atmosferë vërtetë festive, duke kërcyer, kënduar dhe uruar këngëtaren me rastin e ditëlindjes.

Këngëtarja kishte veshur një fustan ngjyrë kremi i cili e tregonte shumë të këndshme, ndërsa gjatë festës nuk mungoi torta dhe surpriza të shumta të cilat e bënë këngëtaren të ndihej mjaft mirë nën shoqërinë e miqve të saj.

“Ditëlindjet janë speciale, por bëhen edhe më speciale kur i kalon me njerëzit që do. Faleminderit familjes dhe miqve të mi për mbrëmjen e bukur, faleminderit edhe ju që ma keni bërë ditën edhe më të bukur me urimet tuaja”, shkruan këngëtarja krahas një videoje të postuar në instagram me momente nga mbrëmja e kaluar.

https://www.instagram.com/p/B4ww1QnH0Vc/

Link: https://www.instagram.com/p/B4ww1QnH0Vc/

Link: https://www.instagram.com/stories/annakabashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4uS_AIn0Sy/