Moderatorja Dajana Shabani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për ndarje me partnerin e saj boksierin Kamel Malokun.
Këto zera mesa duket kanë ndikuar edhe tek moderatorja e cila në një farë mënyre i ka hedhur poshtë ndërsa shprehet e penduar që e ka bërë publike lidhjen e saj.
Dajana i është përgjigjur interesit të ndjekësve të saj lidhur me thashethemet për ndarje.
“Ah mi Dajan çdeshe që e postove, dynjaja mban nga 3 dashnorë dhe nuk ndihen, ti dhe një, të ndajnë dhe të lidhin si të duan njerëzit”, shkruan Dajana pas një pyetjeje nëse është e vërtetë që është ndarë.
Mesa duket moderatorja vazhdon të jetë e lidhur me partnerin e saj duke hedhur poshtë zërat për ndarje.
Ajo është përgjigjur gjithashtu edhe lidhur me largimin nga emisioni i mëngjesit, një vendim për të cilin duke së është penduar, pasi thotë se ishte faji i saj dhe se e bëri vetë atë lëvizje.
Link: https://www.instagram.com/dajana_shabani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4QLHFGHpd1j-5CI248Dd7XE-tNWbt0StSTo200/