Home ShowBiz “Jetoj me Norën”, Roberti sapo na bëri lëmsh përsëri
“Jetoj me Norën”, Roberti sapo na bëri lëmsh përsëri
0

“Jetoj me Norën”, Roberti sapo na bëri lëmsh përsëri

0
0

Robert Berisha dhe Nora Istrefi u vunë në qendër të vëmendjes për shkak të njoftimit për ndarje gati tre muaj më parë.

Por tani pas kaq kohësh Roberti vendos të na surprizojë sërish duke na lënë të kuptojmë se me Norën nuk është ndarë ligjërisht dhe nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi.

Ai ka shkuar edhe më tej, kur gjatë një interviste për “Glamour Zone” tha se ai jeton herë vetëm, herë me Norën dhe herë me Rene.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë që jam ndarë nga Nora, kam thënë vetëm që nuk jemi më bashkë”, thotë ai gjatë intervistës.

Gjithashtu ai ka sqaruar se me Norën ka një lidhje të fortë për hir të vajzës dhe gjithashtu një komunikim shumë të mirë.

Ai ka habitur edhe më shumë ndërsa thotë se ndoshta mund të ketë shpresë për një rikthim së bashku.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=x2Ej6NasXFQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYIhC5UlfeK/