Home Aktualitet Google manipulon rezultatet e kërkimit për të favorizuar biznesin e madh, ja hetimi
Google manipulon rezultatet e kërkimit për të favorizuar biznesin e madh, ja hetimi
0

Google manipulon rezultatet e kërkimit për të favorizuar biznesin e madh, ja hetimi

0
0

Motori gjigand i kërkimit Google dyshohet të ketë manipuluar gjatë gjithë kohës të dhënat e kërkimeve përmes një ndryshimi në algoritëm.

Një hetim i “Wall Street Journal” doli në përfundimin se përmes manipulimit Google ka favorizuar bizneset e mëdha dhe ka hequr rezultatet që përfshijnë tema të rëndësishme si aborti, dhuna dhe emigracioni.

Sipas hetimit thuhet gjithashtu se Google ka vendosur në listën e zezë disa faqe të internetit që kërkohen më shpesh.

E gjithë kjo sipas “Wall Street Journal” është bërë për të favorizuar biznese si Amazon apo Facebook duke i shfaqur të parat në momentet e kërkimit.

Google e ka mohuar kategorikisht një veprim të tillë ndërsa këmbëngul se kërkimi është i ndërtuar në algoritme dhe të dhëna të grumbulluara nga kërkimet dhe jo në bazë të interesave të biznesit të madh.

Pavarësisht akuzave Google vazhdon të refuzojë ndarjen e detajeve specifike se si funksionojnë algoritmet e tij të kërkimit.

Sipas tij, nëse këto detaje do të ishin publike do të cënonin seriozisht privatësinë e kompanisë.

Google konsiderohet si shtylla kurrizore e bizneseve dhe për këtë arsye mund të bëhet lehtësisht pre e manipulimeve sidomos vitet e fundit kur përdorimi i internetit është kthyer në domosdoshmëri për çdo subjekt.

Link: https://gizmodo.com/google-sure-screws-around-with-search-results-a-lot-in-1839890615

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-samsung-tablet-display-google-browser-on-screen-218717/