Këngëtarja Jonida Maliqi kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një romancë me Romeo Veshaj një prej binjakëve që drejton spektaklin “3-shat” në “Vizion Plus”.
Dyshimet për një lidhje mes tyre u përforcuan edhe më shumë pas publikimit të disa fotove të të dyve në plazh, ku shfaqeshin mjaft të afërt me njëri tjetrin.
Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen, pavarësisht se i shohim vazhdimisht të ngacmohen me njëri tjetrin me komente të ndryshme nëpër foto.
Por këtë herë këngëtarja është surprizuar nga një tjetër person.
Miku i saj, gazetari Ervin Kurti i ka dhuruar Jonidës një tufë me trëndafila të bardhë shoqëruar me një mesazh të veçantë.
“Të dua shumë, Ervini, je e lumtur”, shkruhet në pusullën që shoqëron lulet.
Ndërsa këngëtarja bën tag gazetarin dhe thotë se është shumë e lumtur për surprizën e veçantë.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzNgfANHk_s/