Home ShowBiz Një yll në ngjitje, Dario pushton skenën e “Këngës Magjike” me talentin dhe zërin potent
Një yll në ngjitje, Dario pushton skenën e “Këngës Magjike” me talentin dhe zërin potent
0

Një yll në ngjitje, Dario pushton skenën e “Këngës Magjike” me talentin dhe zërin potent

0
0

Dario është një artist i ri që këtë vit merr pjesë për herë të parë në “Këngën Magjike” në kategorinë “New Artist”.

Me zërin e tij të veçantë dhe talentin që e karakterizon premton të shndërrohet shumë shpejt në një prej yjeve të skenës shqiptare e ndoshta edhe më gjerë.

Kënga “Për ty”, me muzikë dhe tekst të Elgit Dodës dhe Alban Kondit është prezantuar këtë të dielë për publikun.

“Për ty” është një këngë ritmike dashurie e cila vjen përmes zërit karakteristik të këngëtarit dhe interpretimit të veçantë në skenë duke u shndërruar në pak kohë në një prej më të preferuarave të kategorisë “New Artist”.

Kënga pritet shumë shpejt të shndërrohet në një hit, ndërsa Dario është një prej këngëtarëve të talentuar që premtojnë shumë.

Mjafton ta dëgjoni vetëm një herë këngën e tij për ta kuptuar se është ndoshta më e veçanta në kategorinë e të rinjve.

https://www.youtube.com/watch?v=Tbd4gxRcbEI&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Tbd4gxRcbEI&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4uq9arh8-k/