Home ShowBiz Adelina degjeneron komentuesen pas fyerjeve.. “Shih nënën dhe motrën tëndë..”
Adelina degjeneron komentuesen pas fyerjeve.. “Shih nënën dhe motrën tëndë..”
0

Adelina degjeneron komentuesen pas fyerjeve.. “Shih nënën dhe motrën tëndë..”

0
0

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto të ndryshme ku shfaqet gjithmonë në formë.

Ajo ka shumë ndjekës në instagram disa prej të cilëve me profile false që shpesh herë bëjnë komente të pahijshme për këngëtaren.

Një koment i tillë i është bërë Adelinës nga një ndjekëse e cila i shkruan se me këtë foto dëshiron të tregojë se sa është plakur në fytyrë  ndërsa e fyen me fjalë të rënda duke i kujtuar faktin që ka marrë për burrë dikë shumë më të madh në moshë.

Këngëtarja dhe gjithë fansat e saj nuk ja kanë përtuar përgjigjen komentueses.

Vetë Adelina i është kthyer ashpër me një mesazh të gjatë ku ndër të tjera i thotë të shofë nënën dhe motrën e saj dhe jo atë.

Ajo i thotë se është e ulët dhe e turpshme të ofendosh njerëzit nga adresa false, ndërsa i kthen të njëjtat ofendime.

Këngëtarja është mbështetur edhe nga fansat të saj të cilët e kanë kryqëzuar komentuesen për ofendimet e saj.

Kjo e fundit mesa duket ka reflektuar dhe ka vendosur ta fshijë komentin pak orë më pas.

https://www.instagram.com/p/B5DkMqolIbI/

InkedAdelina Tahiri_LI

Link: https://www.instagram.com/p/B5DkMqolIbI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VIcRbFMYj/