Home ShowBiz Pas divorcit, partner në biznes me ish burrin, gazetarja rrëfen planet
Pas divorcit, partner në biznes me ish burrin, gazetarja rrëfen planet
0

Pas divorcit, partner në biznes me ish burrin, gazetarja rrëfen planet

0
0

Gazetarja e kronikës Anduena Llabani ishte e ftuar tek emisioni “Rudina” në “Tv Klan” së bashku me ish bashkëshortin për të folur mbi marrëdhënien e tyre pas ndarjes dhe planet për hapjen e një biznesi së bashku.

Ata u ndanë para tre vitesh, por kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri tjetrin kjo pasi janë prindër të një djali.

E nese nuk mund të jenë partner në jetë, kanë vendosur të jenë në biznes për të krijuar një të ardhme më të mirë për djalin e tyre.

“Çdo njeri vjen në jetë për të te mësuar diçka, unë mësoj nga Arditi dhe ai nga unë. Mendoj që anjë njeri nuk duhet të jetë egoist për të parë se deri ku shkon ai”, thotë Anduena.

Të pyetur nga Rudina lidhur me motivet që i çuan drejt ndarjes, ata sqaruan se impenjimet e shumta sollën një distancë mes tyre, por e rëndësishme është që ata kanë një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin edhe pas divorcit.

https://www.youtube.com/watch?v=KvtG6HE6kvo&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KvtG6HE6kvo&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B24yaXIgLka/