Home ShowBiz Shumë vipa bëjnë ndërhyrje por nuk i pranojnë, rrëfehet doktori i vipave
Shumë vipa bëjnë ndërhyrje por nuk i pranojnë, rrëfehet doktori i vipave
0

Shumë vipa bëjnë ndërhyrje por nuk i pranojnë, rrëfehet doktori i vipave

0
0

Skerdi Faria apo doktori i Vipave siç preferojnë ta quajnë të gjithë është rrëfyer në një intervistë për “Glamour Zone” lidhur me ndërhyrjet estetike të vipave si dhe gjithçka që lidhet me punën e tij të përditshme.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit se cila është ndërhyrja që e bën me shumë dëshirë, ajo përmend riformulimin e vitheve, pasi sjell një ndryshim shumë të madh tek pacientët.

Ndërsa lidhur me personazhet e njohur të ekranit Skerdi edhe pse nuk pranon të japë emra thotë se ka shumë vipa që kanë bërë ndërhyrje, por nuk e pranojnë një gjë të tillë.

Ai thotë se kjo është një zgjedhje e tyre dhe me jetën e tyre ata mund të bëjnë çfarë të duan.

Sipas Skerdit të gjithë janë të lirë ta ndryshojnë imazhin e tyre dhe po ashtu kanë të drejtë ta mohojnë ose jo një gjë të tillë, është një zgjedhje personale.

https://www.youtube.com/watch?v=MC4C_vRS66Y&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MC4C_vRS66Y&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4DYCF6Ix6tMioxXfvh6L8kQv65tEegemeRMbs0/