Home ShowBiz Rina sapo i tha të gjitha… ja çfarë ndodhi dhe si u ndie larg rrjeteve sociale
Rina sapo i tha të gjitha… ja çfarë ndodhi dhe si u ndie larg rrjeteve sociale
0

Rina sapo i tha të gjitha… ja çfarë ndodhi dhe si u ndie larg rrjeteve sociale

0
0

Këngëtarja Rina prej gati dy muajsh ka qëndruar larg muzikës dhe rrjeteve sociale kjo pasi u aludua për mosmarrëveshje me menaxherin e saj.

Pas zhdukjes së saj dy mujore Rina ka sqaruar se si është të rrish larg rrjeteve sociale dhe që mesa duket për të ka rezultuar efektive.

Në disa statuse të saj në instastory këngëtarja thotë se rrjetet sociale krijojnë urrëjtje dhe përhapin zakonisht lajme jo të vërteta.

Rina thotë gjithashtu se sipas eksperiencës së saj dy mujore larg rrjeteve sociale arriti të kuptonte se rrjetet sociale nuk e bëjnë të ndihet ajo që në të vërtetë është.

Këngëtarja ndërkohë i bën thirrje të gjithë fansave të saj që të punojnë me veten dhe të ndihmojnë të tjerët, duke qëndruar sa më larg urrejtjes.

Dy ditë më parë Rina tha se shumë shpejt do të shpjegonte arsyet e shkëputjes së saj si një detyrim ndaj fansave që mezi e kanë pritur rikthimin e saj.

rina1

rina2

rina3

rina 4

Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Nji73FNhJ/