Dy balerinët e njohur Kledi Kadiu dhe Albi Nako janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti duke ndërmarë një nismë për ti mbështetur moralisht dhe financiarisht.
Balerini Kledi Kadiu do të vinte në Shqipëri për një workshop që në fakt u shty për më vonë për shkak të tragjedisë.
Sipas balerinit Albi Nako të gjitha fitimet nga ky workshop që do të mbahet tashmë në datë 3 dhjetor do të shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara.
Jam i lumtur që këtë inisiativë e ndërmorëm bashkë, faleminderit Kledi, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ndër të tjera Albi në një foto të shpërndarë në instagramin e tij ku ka njoftuar vendimin që mori me Kledin për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.
Nisma e tyre është përshëndetur nga miqtë dhe fansat e balerinëve të cilët i kanë falënderuar për kontributin e tyre.
https://www.instagram.com/p/B5VDsKnJrQl/Link: https://www.instagram.com/p/B5VDsKnJrQl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1-zV0snIiW/, https://www.instagram.com/p/BulxTJhHT-C/