Home ShowBiz “Kam qarë shumë”, Noizy ofron ndihma dhe ushqime në vendngjarje, ja mesazhi prekës
“Kam qarë shumë”, Noizy ofron ndihma dhe ushqime në vendngjarje, ja mesazhi prekës
0

“Kam qarë shumë”, Noizy ofron ndihma dhe ushqime në vendngjarje, ja mesazhi prekës

0
0

Tërmeti 6,3 ballësh që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit dhe që shkaktoi 25 viktima ka bërë që të solidarizohen me familjarët e prekur nga tragjedia shumë personazhe të njohur në vend.

Reperi Noizy ka qenë i pranishëm në vendngjarje ku është parë të ndihmojë duke shpërndarë ushqim për personat që kanë mbetur pa strehë për shkak të tërmetit.

Noizy është ndier thellësisht i prekur jo vetëm nga tragjedia, por edhe nga ndihma dhe solidariteti i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës të cilët kanë dërguar mbi 50 kamionë me ushqime dhe veshje për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Kam qarë shumë, jo nga frika por nga gëzimi dhe jam i mbushur me energji pozitive”, shkruan ndër të tjera reperi në statusin e tij në instagram krahas fotove e videove ku shfaqet duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë mbetur të pastrehë dhe duke shpërndarë ushqim.

https://www.instagram.com/p/B5W_JAXJCHj/

Link: https://www.instagram.com/p/B5W_JAXJCHj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/