Home Aktualitet Rritet bilanci i viktimave, ditë zie në të gjithë vendin
Rritet bilanci i viktimave, ditë zie në të gjithë vendin
0

Rritet bilanci i viktimave, ditë zie në të gjithë vendin

0
0

Dita e sotme është shpallur ditë zie në të gjithë vendit për shkak të tërmetit shkatërrues që preku Durrësin dhe Tiranën.

Numri i personave që kanë humbur jetën është rritur edhe më duke shkuar në 31, ndërsa numërohen mbi 650 të plagosur, disa prej të cilëve në gjëndje të rëndë.

E mërkura është shpallur ditë zie kombëtare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Që prej mëngjesit të djeshëm skuadrat e kërkim shpëtimit janë në terren për të shpëtuar njerëz që mund të jenë ende nën rrënoja.

Nisur nga situata e rëndë presidenti Ilir Meta vendosi të anulojë pritjen shtetërore, organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

Ndërkaq mbi 3000 banorë të Durrësit e kanë kaluar natën në qiell të hapur në ambjentet e stadiumit të qytetit.

Një pjesë e tyre mbetën të pastrehë nga shembja e pallatit, ndërsa të tjerë kanë fjetur në çadra nga frika e tërmeteve të vazhdueshme që po vazhdojnë të trondisin Durrësin dhe Tiranën.

Ndërkaq mbrëmjen e djeshme ka ardhur një lajm i mirë nga Durrësi, ku 24 vjeçari që qëndronte i bllokuar prej mbi 20 orë nën rrënoja është shpëtuar nga skuadrat e kërkim shpëtimit në terren.

Një lajm i tillë së bashku me një foto nga ky moment është shpërndarë nga presidenti i republikës në instagramin e tij, i cili veç të tjerash shumë i lumtur për këtë lajm të shkëlqyer.

 

https://www.instagram.com/p/B5WRSoxgC7S/

Link: https://www.instagram.com/p/B5WRSoxgC7S/