Home Aktualitet Shkon në 29 numri i viktimave, shpallet gjëndja e jashtëzakonshme
Shkon në 29 numri i viktimave, shpallet gjëndja e jashtëzakonshme
0

Shkon në 29 numri i viktimave, shpallet gjëndja e jashtëzakonshme

0
0

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Durrësin dhe Tiranën mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar deri tani 29 viktima dhe mbi 650 të plagosur që po marrin ndihmë mjekësore.

Që prej mëngjesit të djeshëm e deri në këto momente ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallateve për të mbijetuar.

Më shumë nga tragjedia është prekur fshati Thumanë ku janë rrafshuar plotësisht dy pallate.

Edhe në Durrës shumë godina, vila, hotele e pallate janë shembur apo kanë pësuar dëmë të konsiderueshme.

Kryeministri i vendit Edi Rama shpalli sot gjëndjen e jashtëzakonshme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku tha se një masë e tillë krijon një nivel tjetër të qeverisjes për 30 ditët e ardhshme.

Sipas Kushtetutës shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme, ndërpret për 30 ditët në vijim të gjitha nismat ligjore dhe tubimet nga ana e qytetarëve.

Me këtë rast edhe tubimi i thirrur nga presidenti Meta për në datën 8 dhjetor tashmë ndalohet me ligj.

https://www.instagram.com/p/B5VWIaghjFJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B5VWIaghjFJ/

https://www.instagram.com/p/B5XRvbaBVRl/

Link: https://www.instagram.com/p/B5XRvbaBVRl/