Home ShowBiz “S’bëjmë gjumë kur ti dridhesh”, familja Fejzullahu emocionon me gjestin human
“S’bëjmë gjumë kur ti dridhesh”, familja Fejzullahu emocionon me gjestin human
0

“S’bëjmë gjumë kur ti dridhesh”, familja Fejzullahu emocionon me gjestin human

0
0

Familja e Ermal dhe Sabri Fejzullahut ju kanë ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, duke dhuruar shumën prej 100 mijë eurosh.

Ermal Fejzullahu në një status të tij në instagram ka sqaruar se asnjëherë nuk ka dashur ta bëjë publike ndihmën për njerëzit në nevojë, por në këtë rast bëhet fjalë për një komb të tërë dhe duhet të solidarizohen të gjithë.

“Ne s’bëjmë gjumë kur ti dridhesh se veç ty të kemi”, shkruan Ermali në një status ku kërkon ndihmë dhe solidarizim nga të gjithë në këtë situatë të rëndë për vendin.

Ndërkaq këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka vënë në dispozicion të shtëpinë e tij për familjet e prekura.

“Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd nënë Shqipëri. Me zemër ua lëshoj shtëpinë time 6 anëtarëshe, vëllezërve e motrave të gjakut tim”

https://www.instagram.com/p/B5X_vNEh9c2/

Link: https://www.instagram.com/p/B5X_vNEh9c2/

https://www.instagram.com/p/B5X3RL4huwp/

Link: https://www.instagram.com/p/B5X3RL4huwp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HiSDWhWzV/