“Mos kini frikë”, ekspertët tregojnë motivet përse nuk ka rrezik në Tiranë
0
0
Tërmeti shkatërrues prej 6,4 ballësh që tronditi vendin mëngjesin e së martës, ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Këta të fundit që prej asaj mbrëmjeje kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre pavarësisht se godina mund të mos ketë pësuar dëme serioze, duke preferuar të lëvizin nga Tirana, ose të flenë nëpër makina.
Por gjeologu dhe ambjentalisti Sazan Guri në një status të tij në Facebook sqaron të gjithë banorët e Tiranës se tashmë rreziku ka kaluar dhe duhet të jenë më të qetë.
Ai rendit disa arsye se përse duhet të jemi më të qetë pas tërmetit, duke theksuar se Tirana nuk është zonë sizmike dhe të gjitha pasgoditjet vijnë duke u zbutur.
Link: https://www.facebook.com/sazaniguri
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpWX1dxhUi4/