Beatrix Ramozaj dhe Oriola Marashi janë solidarizuar në mbështetje të personave të prekur nga tërmeti shkatërrues i katër ditëve më parë.
Ato kanë shkuar mbrëmjen e djeshme në një familje në Farkë ndërsa janë munduar t’ju siguronin një vend më të sigurt duke ju shpërndarë personalisht ushqime, veshmbathje dhe gjithçka që mund t’ju nevojitet për të kaluar këto ditë të vështira.
Banorët e kësaj familjeje, janë shprehur thellësisht mirënjohës ndaj ndihmave të ofruara.
Vajzat që prej momentit të tërmetit e deri më sot kanë qenë në mbështetje të familjeve në nevojë duke shpërndarë personalisht ndihma për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të pastreha.
https://www.instagram.com/p/B5eCBo7BHMV/Link: https://www.instagram.com/p/B5eCBo7BHMV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5SWHn-Bl3q/, https://www.instagram.com/p/B266kMCh_B-/