Mbyllen operacionet e kërkim shpëtimit, ja bilanci i ngjarjes tragjike
Mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar operacionet e kërkim shpëtimit të cilat nisën që prej mëngjesit tragjik të 26 nëntorit.
Tërmeti shkatërrues prej 6,4 ballë shkaktoi 50 viktima, 26 në Thumanë dhe 24 në Durrës.
Mbi 750 të plagosur disa prej të cilëve ende në gjëndje të rëndë, ndërsa u mundësua nxjerrja gjallë nga rrënojat e 46 personave.
Tërmeti shkatërrues shkaktoi gjithashtu dëmë të shumta materiale në Durrës, Thumanë, Lezhë e Fushë Krujë, ku shumë banesa janë bërë të banueshme ose shembur plotësisht.
Aktualisht ka nisur vlerësimi i të gjitha godinave të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti për të parë nëse janë të banueshme apo jo.
Të gjithë personat që kanë mbetur të pastrehë ndodhen aktualisht nëpër çadra ose të akomoduar nëpër hotele të ndryshme.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/houses-near-trees-2079223/