Si ta shmangim stresin pas tërmetit, ja pesë metodat efektive
0
0
Tërmetet përveç dëmeve të konsiderueshme në shumë raste shkaktojnë panik të madh, sidomos nëse shoqërohen me pasgoditje të vazhdueshme.
Ekspertët e shëndetësisë rendisin disa metoda se si ta largoni ankthin dhe stresin që sjell situata e krijuar nga tërmetet.
Më konkretisht nëse ndieni një ndjesi ngushtimi në frymëmarje, djersë të ftohta, rrahje të forta zemre apo pagjumësi, është e nevojshme që të ndiqni disa hapa.
- Përfshihuni sa më shumë në jetë me gjërat rutinë vetëm kështu do të largoni mendjen.
- Shpreheni frikën tek miqtë dhe të afërmit tuaj.
- Merrni një periudhë pushimi larg punës dhe stresit.
- Përgatiteni veten për situatat emergjente duke mësuar se si të operoni në çdo rast.
- Mos përdorni alkol dhe drogëra, pasi nuk ju ndihmojnë.
Ekspertët janë të mendimit se pika dy është më e rëndesishma, sa më shumë të flasësh për një eksperiencë të keqe, aq më shpejt e kalon.
Link: https://www.huffpost.com/entry/reduce-earthquake-anxiety_b_934862
Burimi i fotos: https://pixabay.com/photos/earthquake-seismograph-seismic-wave-3167693/