Rrëfimi tronditës i zjarrfikësit italian, “Më kujtohet shikimi i gruas nën rrënoja dukej sikur..”
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit i cili shkaktoi 52 viktima,1000 të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara plotësisht ka angazhuar forca të shumta speciale nga vendet fqinjë si Greqia, Italia, Kosova e Turqia.
Ata u angazhuan për ditë me radhë në operacionet e kërkim shpëtimit për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish nënë rrënoja.
Një prej zjarrfikësve italian pas përfundimit të operacionit rrëfeu në një intervistë për një media italiane ekperiencën e tmerrshme që përjetoi në Shqipëri ato ditë.
Ai thotë se është future nën rrëoja për të shpëtuar jetë njerëzish, ndërsa tregon se i kujtohet vazhdimisht shikimi i një gruaje e cila mbante në duar fëmijën e pajetë.
Shikimi i asaj gruaje dukej sikur nënkuptonte se unë isha shpresa e fundit e saj, thotë i prekur zjarrfikësi italian.
Në Shqipëri vetëm nga Italia kanë mbërritur menjëherë pas tërmetit rreth 170 forca speciale të cilat kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0MONQxYkF50&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=0MONQxYkF50&feature=emb_err_watch_on_yt