Home Aktualitet Në krye të dy detyrave, flet protagonisti i fotos që bëri xhiron e rrjetit, nuk e prisja…
Në krye të dy detyrave, flet protagonisti i fotos që bëri xhiron e rrjetit, nuk e prisja…
0

Në krye të dy detyrave, flet protagonisti i fotos që bëri xhiron e rrjetit, nuk e prisja…

0
0

Tërmeti shkatërrues që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit shumë persona i gjeti në krye të detyrës, qoftë për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve, apo qoftë për të informuar mbi ngjarjen.

Një foto shumë e veçantë qarkulloi në rrjet ku një kameraman i “Top Channel” ndërsa punonte kishte me vete të birin 5 vjeçar i cili flinte në krahët e tij.

Kjo foto u bë shumë shpejt virale dhe madje të gjithë njëzëri e konsideruan si një foto sa njëmijë fjalë.

Protagonisti i fotos në fjalë është intervistuar nga Bieta gjatë emisionit të pasdites dhe vetë ai është shprehur i habitur që kjo foto u bë shumë shpejt një foto simbol i sakrificave të prindërve për fëmijët në rastet kur ju duhet të punojnë me orë të zgjatura.

Blini thotë se djali i tij 5 vjeçar ndihet i sigurt vetëm kur fle pranë tij, ndërsa ai vetë nuk mund ta lëjë punën në një situatë të tillë, kështu që zgjodhi ti bënte të dyja edhe prindin edhe kameramanin.

https://www.instagram.com/p/B5nr8hnHOBZ/

Link: https://www.instagram.com/p/B5nr8hnHOBZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5iipFLlkHL/