Home Aktualitet Shisnin medikamente të skaduara, bllokohen mbi 30 mijë domaine
Shisnin medikamente të skaduara, bllokohen mbi 30 mijë domaine
0

Shisnin medikamente të skaduara, bllokohen mbi 30 mijë domaine

0
0

Europol ka mbyllur rreth 30 mijë domaine, duke i nxjerrë përfundimisht nga rrjeti për shkak të abuzimeve që kanë bërë gjatë gjithë kohës.

Websitet që tashmë nuk ekzistojnë më, kanë shfrytëzuar rrjetin për të shitur medikamente të skaduara, software dhe paisje elektronike, kopje të piratuara të filmave si dhe transmetime të paligjshme të videove të ndryshme televizive.

Operacioni në fjalë që u quajt “Në sitet tona”, është një fushatë që ka nisur në 2014 dhe përveç Europol në të u përfshinë edhe Autoritet e Policisë Europiane me anëtarë nga 18 shtete të ndryshme.

Përveç këtij operacioni Europol do të nisë së shpejti edhe një fushatë informimi për të trajnuar qytetarët se si të njohin shitjet false dhe të qëndrojnë sa më larg tyre.

Link: http://www.urheberrecht.org/news/p/1/i/6284/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/women-typing-on-the-notebook-6168/