Alsi Sinanaj shefi që do të zëvendësojë Renaton duke nisur nga kjo e premte në “Hell’s Kitchen” nuk është i panjohur për publikun.
Ai ka punuar për vite me radhë në ishullin e famshëm Mikonos ku shumë herë u ka shërbyer vipave të njohur që kanë ardhur në këtë ishull për pushime.
Disa vite më parë emri i tij u lakua në media për faktin se kishte gatuar për futbollistin e famshëm Kristiano Ronaldo e madje u tha se i kishte gatuar ushqimin tradicional trahananë.
Ai tha atëherë se futbollisti u shpreh I interesuar për Shqipërinë, pasi e njihte vetëm përmes futbollit.
Cristiano e ka pyetur Alsin lidhur me ushqimet tradicionale në Shqipëri dhe shefi i kuzhinës i ka folur për trahananë e cila mesa duket është traditë edhe në Portugali.
Alsi do të jetë shefi i kuzhinës në “Hell’s Kitchen”, pas largimit të papritur të Renatos, i cili sipas autores së programit u largua për arsye personale.
https://www.instagram.com/p/B5Na1LIg2kN/Link: https://www.instagram.com/p/B5Na1LIg2kN/
https://www.instagram.com/p/B2_2WyOAz6s/Link: https://www.instagram.com/p/B2_2WyOAz6s/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sKQm0AbB1/