Home ShowBiz Ulur para televizorit, Troi ndjek gjithë kërshëri të ëmën, kjo pamje e tij nuk duhet humbur
Ulur para televizorit, Troi ndjek gjithë kërshëri të ëmën, kjo pamje e tij nuk duhet humbur
0

Ulur para televizorit, Troi ndjek gjithë kërshëri të ëmën, kjo pamje e tij nuk duhet humbur

0
0

Adrola Dushi prezanton këtë vit së bashku me Ardit Gjebrenë “Këngën Magjike”.

Modelja e ka nisur eksperiencën e saj të re në fushën e prezantimit në skenën e këtij festivali, ndërsa duket se ja ka dalë me sukses në natën e parë live në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Adrolën dhe Arditin i kanë ndjekur miliona spektatorë nga ekrani, por spektatori më i veçantë duket se është i biri i modeles Troi.

Vogëlushi është ulur gjithë vëmendje para ekranit të televizorit duke ndjekur të ëmën në natën e parë të këtij festivali.

Modelja e ka shpërndarë këtë foto të veçantë në instagamin e saj, duke shkruar: “Ti je bota ime Troi”

Adrola do të jetë krah Ardit Gjebresë edhe gjatë mbrëmjes së sotme si dhe në natën finale që do të mbahet në 7 dhjetor.

Këtë vit “Kënga Magjike” ka një mision të veçantë përmes të cilit synon t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Përmes nismës “këndoj për të ndërtuar”, të gjitha fitimet e ardhura nga shitja e biletave do të shkojnë për të rikonstruktuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Adrola, troi

Link: https://www.instagram.com/adroladushi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtfCaK-ALNA/