Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman feston sot 38 vjetorin e lindjes.
Ditëlindja e tij është shndërrua në një festë familjare e cila ka shërbyer për të bërë bashkë familjen e aktorit me atë të modeles shqiptare.
Almeda ka postuar një foto shumë të këndshme familjare ku ajo, Tolgahan dhe djali janë në mes të fotos, anash shohim prindërit dhe motrën e aktorit turk, ndërsa në krahun e Almedës prindërit e saj dhe vëllai.
Së bashku me foton Almeda shkruan: “Jam shumë e lumtur që të kam, gëzuar ditëlindjen shpirti im, të dua shumë kampion”, duke ju referua kështu rolit të tij në serialin më të fundit ku ka marrë pjesë si aktori kryesor.
Të njëjtën foto ka postuar në instagramin e tij edhe aktori turk i cili ndër të tjera ka falënderuar të gjithë ata që e uruan me rastin e ditëlindjes.
https://www.instagram.com/p/B6LqwBCFvVl/Link: https://www.instagram.com/p/B6LqwBCFvVl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/