Home ShowBiz “Ti sot je e vogël dhe nuk më kupton…”, dedikimi i veçantë i Mozzik për të bijën
“Ti sot je e vogël dhe nuk më kupton…”, dedikimi i veçantë i Mozzik për të bijën
0

“Ti sot je e vogël dhe nuk më kupton…”, dedikimi i veçantë i Mozzik për të bijën

0
0

Vajza e çiftit të famshëm Mozzik, Loredana bën sot një vjeç dhe krahas urimit të këngëtares, vogëlushja është uruar edhe nga Mozzik.

Ata të dy nuk janë më bashkë prej disa muajsh dhe Hana jeton aktualisht me të ëmën.

Vetë Loredana e ka uruar të bijën përmes një mesazhi të gjatë emocionues në instagram, ndërsa nuk ka munguar as mesazhi i veçantë i këngëtarit vogëlushen.

Mozzik ka shpërndarë një foto të së bijës në instagram ndërsa shkruan: “Sa shpejt shkoi një vit, urime ditëlindjen vajza ime, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse ende je e vogël, por do rritesh, dashtë zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra. Të uroj shëndet e gjithë të mirat e jetës! Zoti qoftë me ty në çdo hap, të don baba yt i sinqertë!”

Loredana ka organizuar një festë ditëlindjeje për të bijën në fund të kësaj jave, por nuk dimë nëse do të jetë i ftuar edhe Mozzik, kjo mbetet për t’u parë ditën e festës.

hana, mozzik

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5IwVkblZaw/