Home Aktualitet E papritur! Ndahet nga jeta në moshë të re, modelja e njohur
E papritur! Ndahet nga jeta në moshë të re, modelja e njohur
0

E papritur! Ndahet nga jeta në moshë të re, modelja e njohur

0
0

Është ndarë nga jeta në moshën 30 vjeçare modelja Mama Cax.

Njoftimin për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë familjarët e saj përmes një njoftimi në instagram.

Modelja ishte prej një jave e shtruar në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk mundi dot të mbijetonte.

30 vjeçarja mundi të mposhtë sëmundjen e kancerit vite më parë duke u mësuar të kalojë sfidat e jetës.

Edhe pse me një këmbë protezë ajo arriti të depërtonte në botën e modës e madje të ishte një prej modeleve më të kërkuara nga disa firma të njohura.

Largimi i saj nga jeta, duket se ka prekur edhe personazhe të njohura të botës së artit, një prej tyre është edhe Rihanna e cila ka postuar një foto të modeles në instagram ndërsa shkruan: “Një mbretëreshë, që solli forcë në skenë këtë vit duke inspiruar shumë persona në të gjithë globin. U prehsh në paqe motër”.

Modelja ka pozuar për firma të njohura si Sephora, Tommy Hilfiger, Olay, ndërsa ka qenë në kopertinën e disa revistave të njohura si Glamour dhe Vogue.

https://www.instagram.com/p/B6TNOs4FjzE/

Link: https://www.instagram.com/p/B6TNOs4FjzE/

https://www.instagram.com/p/B6TbH4rn33e/

Link: https://www.instagram.com/p/B6TbH4rn33e/