Home ShowBiz Gjysmë e zhveshur me flokë të shkurtër, Rita Ora bën bilancin e 2019
Gjysmë e zhveshur me flokë të shkurtër, Rita Ora bën bilancin e 2019
0

Gjysmë e zhveshur me flokë të shkurtër, Rita Ora bën bilancin e 2019

0
0

Rita Ora është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë.

Përveç këngës Rita është angazhuar së fundmi edhe në fushën e kinematografisë.

Në një foto të shpërndarë në instagram ku shfaqet me bikini dhe me flokë shumë të shkurtër saqë gati nuk njihej, ajo bën një bilanc të vitit që po lëmë pas, ndërsa përmend edhe disa prej projekteve të 2020.

“Pushimet nisin tani. 2019 ishte një vit i ngarkuar, një film që mezi pres të shfaqet vitin që vjen, një tur botëror, një show televiziv, 5 fushata, disa faqe të para nëpër revista, lançova tekilën time. Është vonë dhe jam e lodhur ndërsa po e bëj këtë postim, por ju dua shumë. Jam mirënjohëse dhe gati për 2020”, shkruan Rita në postimin e saj në instagram.

Këngëtarja mesa duket ka pasur një vit të ngjeshur me aktivitete të shumta, por sigurisht një vit të suksesshëm për të cilin ka punuar fort dhe tashmë ka vendosur të pushojë për të ardhur me më shumë energji vitin që vjen.

https://www.instagram.com/p/B6URWvclquU/

Link: https://www.instagram.com/p/B6URWvclquU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B45To4slmne/